Vrasje në tentativë në Prishtinë, policia e identifikon të dyshuarin nga kamerat e sigurisë

by informim peje

Një person ka raportuar në polici se një person me të cilin kishte mosmarrëveshje ka shtënë me armë në drejtim të tij.

Për ngjarjen që ndodhi dje pas mesnate, policia tha se kanë këqyrur kamerat e sigurisë dhe kanë identifikuar të dyshuarin, i cili pas shtiu me armë është larguar në drejtim të panjohur.

banner

Policia tha se nga ky rast s’u raportua për të lënduar.

“Prishtinë / 02.07.2025 – 01:32. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri nga një person me të cilin kishte pas mos-marrëveshje në të kaluarën. Pas shikimit të disa kamerave të sigurisë është identifikuar personi i dyshuar mashkull kosovar i cili pas veprës është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy