BDI: Qeveria po e zhyt Maqedoninë e Veriut në projektin e `Botës serbe`

by Nexhat

Ngjarjet e fundit tregojnë qartë një devijim alarmant të kursit shtetëror të Maqedonisë së Veriut drejt një projekti ideologjik që e largon vendin nga vlerat euroatlantike dhe e kthen në një zgjatim institucional të “Botës serbe”. Kështu ka deklaruar BDI përmes një komunikate për medie.

Ky subjekt politik vë në pah raportin e Parlamentit Evropian në të cilin shpreh shqetësimin për thellimin e ndikimit serb në strukturat shtetërore dhe diskursin publik të vendit, autoritetet në Shkup, me mbështetje të plotë shtetërore, organizojnë përkujtimin e 111-vjetorit të pushtimit serb të Maqedonisë në Shtip, duke e kthyer një ngjarje historike të dhunshme në një manifestim “festi” të përbashkët me Beogradin zyrtar. 

banner

“Në të njëjtën kohë, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, z. Mejdani, i cili ndërhyri për të zgjidhur një çështje konkrete në një shkollë shqipe në fshatin Nerovë të Krushevës aty ku shteti dështoi u bë objekt i një sulmi verbal të ashpër nga përfaqësuesit shqiptarë të qeverisë, të cilët në vend që të japin llogari për paaftësinë e tyre, u hodhën në agresion të turpshëm ndaj atyre që e mbajnë gjallë përgjegjësinë institucionale për shqiptarët”, thuhet në komunikatë.

Të gjitha këto, sipas BDI-së, janë pjesë të një narrative të qëllimshme: përjashtimi i shqiptarëve nga shteti. Kjo nuk është më politikë, është projekt. Një projekt që e sfidon Marrëveshjen e Ohrit, e minon bashkëjetesën, dhe e orientojnë vendin drejt një modeli shtetëror etnik, nën ndikimin serb.

Tutje, në komunikatë, BDI kërkon reagim të menjëhershëm nga faktori ndërkombëtar dhe u bën thirrje qytetarëve që besojnë në një Maqedoni të barabartë dhe evropiane të mos qëndrojnë indiferentë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy