Krem, syze dhe kapele – trinia që mbron lëkurën nga dielli sipas dermatologëve

by informim peje

“Në plazhe dhe pishina ne duhet të aplikojmë kremra me faktorë të lartë mbrojtës por dhe në jetën e përditshme ne duhet të kemi të vendosur kremra me faktor të lartë mbrojtës. Do rekomandoja që nëse do jemi gjithë kohën të ekspozuar riaplikim çdo dy orë, në të kundër nëse do jemi në ambiente të brendshme, aplikimi në momentin e parë në mëngjes dhe pastaj pas daljes nga puna”, thotë dermatologia Monika Fida.

Ekspozimi në diell për kohë të gjatë dhe në mënyrë të pambrojtur dëmton lëkurën dhe krijon problematika shëndetësore akute apo dhe më vonë gjatë jetës. Edhe pse në verë është më e ndjeshme, mjekët dermatologë thonë se rrezet ultraviolet janë të dëmshme përgjatë gjithë vitit, ndaj edhe rekomandojnë mos ekspozimin pa përdorur kremra mbrojtës.

banner

Kujdesi sipas tyre, duhet të jetë për çdo moshë, por për të vegjlit edhe më i shtuar pasi fëmijët që digjen nga dielli janë të predispozuar të bëjnë kancer lëkure në moshë të rritur.

“Nuk duhet të ekspozohen në mënyrë absolute në oraret e drekës, nuk duhet të digjen gjatë fëmijërisë, sepse djegiet gjatë fëmijërisë shoqërohet me pasoja më të rënda në moshën adulte. Nga ana tjetër bebet deri në moshën 6 mujore nuk duhet të ekspozohen në diell”, shprehet dermatologia.

Kremi i diellit duket se nuk është i mjaftueshëm për të krijuar mbrojtje maksimale ndaj ekspertët sugjerojnë: “Shoqata amerikane e dermatologëve, shoqata europiane e dermatologëve, shoqata shqiptare e dermatologëve, rekomandon përdorimin e syzeve të diellit për të mbrojtur zonën përreth syve, rekomandon përdorimin e kapeleve për të realizuar një mbrojte sa më të mirë të gjithë lëkurës”.

Studime të shumta kanë faktuar se ekspozimi në diell pa syze dëmton shikimin dhe shkakton kataraktën e parakohshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy