Shqiptarja mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

by Nexhat

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e zhvilluar në Kroaci nga 26 deri më 29 qershor. Shqipëria u përfaqësua me katër sportistë të moshave nga 10 deri në 21 vjeç – tre nga ekipi i Tiranës dhe një nga klubi “Bijtë e Shqipes” në Lushnjë. Në këtë kompeticion morën pjesë mbi 4,000 sportistë nga 78 vende të ndryshme.

Rezultati më i spikatur për Shqipërinë erdhi nga Amanda Dedej, sportistja 14-vjeçare e klubit “Bijtë e Shqipes”, e cila u shpall kampione bote në kategorinë nën 52 kilogramë. Ajo zhvilloi gjashtë ndeshje kundër sportisteve nga vende të ndryshme dhe në finale mundi me rezultatin bindës 4-0 serben Neda Mariçeviç.

banner

Trajneri i ekipit kombëtar, Lirim Dedej, u shpreh se kjo medalje e artë është një tjetër dëshmi e progresit të karatesë shqiptare, pas suksesit në kampionate ballkanike dhe europiane. Ai theksoi se ky rezultat e ngre më tej nivelin e ekipit kombëtar dhe i jep shtysë për objektiva edhe më të mëdha në të ardhmen.

Amanda Dedej, tashmë kampione bote në moshën 14-vjeçare, ka si qëllim të radhës medaljen e artë olimpike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy