Ylli i Barcelonës refuzon një ofertë marramendëse nga Al-Nassr

by Nexhat

Një prej mbrojtësve të kampionëve të La Ligas, Barcelona, ka refuzuar një ofertë transferimi nga skuadra arabe Al-Nassr gjatë kësaj vere. 

Sipas mediumit spanjoll Diario Sport, bëhet fjalë për Andreas Christensen. 

banner

E ardhmja e qendërmbrojtësit danez ka qenë temë e përhershme në mediat katalanase javët e fundit. 

 Kjo vjen pasi drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, konfirmoi në një intervistë për La Vanguardia se klubi synon të largojë të paktën një nga qendërmbrojtësit me përvojë për sezonin e ardhshëm. 

Duke pasur parasysh se Christensen ka mbetur vetëm me një vit kontratë dhe vjen pas një sezoni të vështirë të mbushur me lëndime, mediat e identifikuan shpejt si kandidatin më të mundshëm për largim. 

Megjithatë, nëse i besohet raportimeve më të fundit nga Spanja, ish-mbrojtësi i Chelseat duket i vendosur të qëndrojë në ‘Camp Nou’ deri në përfundim të kontratës së tij. 

Sipas Sport, Christensen është i vendosur të përmbushë vitin e fundit të marrëveshjes me Barcelonën dhe të bëhet pjesë kyçe në planet e trajnerit të ri, Hansi Flick. 

Madje, 29-vjeçari ka refuzuar një ofertë të majme nga Al-Nassr, skuadra e Cristiano Ronaldos, duke hedhur poshtë një pagë shumë të lartë për të qëndruar në Kataloni

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy