Zgjedhje në bashkinë Tiranë? Rama me deputetët e PS: Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë…

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama, në ditëlindjen e tij të 61-të, zhvilloi një takim pune me deputetët e Partisë Socialiste të Tiranës në selinë e PS.

Takimi vjen pas mbledhjes së një dite më parë me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 maj, ku pjesa më e madhe e deputetëve nuk morën pjesë për shkak të seancës parlamentare.

banner

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama u kërkoi deputetëve të angazhohen drejtpërdrejt në terren, duke mbledhur problematikat nga çdo njësi administrative të Tiranës.

Në bisedë, kreu i qeverisë ka përmendur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë Tiranë, duke shtuar: “Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë…”, një pikëpyetje që lidhet me vendimin e pritshëm të Gjykatës së Lartë për apelin e bërë nga Erion Veliaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy