“Akuza të rënda nga Sali Rexhaj: Albin Kurti si Milosheviqi – Po e çon Kosovën drejt izolimit e shkatërrimit institucional”

by engel

Në një reagim të ashpër në rrjetin social Facebook, Sali Rexhaj ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e krahasuar me liderin famëkeq serb Slobodan Milosheviq.

Rexhaj e cilëson Kurtin si një politikan me qasje pro-serbe, i cili sipas tij, po shkatërron raportet jetike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po minon themelet e shtetësisë së Kosovës.

banner

“Sot, 35 vjet më parë Kosova u pushtua nga Serbia e Millosheviqit. Pas një dekade të ferrit, falë rezistencës dhe përkrahjes së Perëndimit, u çliruam dhe u bëmë shtet i lirë e demokratik. Por, për ironi, 26 vjet pas çlirimit, institucionet tona janë të bllokuara nga Albin Kurti – një ardhacak nga Vlladimiri i Malit të Zi, që po e jetëson amanetin e Dobrica Qosiqit,” shkruan Rexhaj.

Ai e akuzon Kurtin për shkatërrimin e marrëdhënieve me aleatët strategjikë dhe për veprime që i përngjajnë regjimit të viteve ’80 të Serbisë ndaj shqiptarëve. Duke ngritur alarmin për “rrezikim serioz të shtetit”, Rexha thekson se Kurti nuk dallon nga Milosheviqi “në asnjë aspekt përmbajtësor.”

“Secili politikan që punon për interesa të Serbisë është i dënuar të dështojë. Kosova është projekt i popullit dhe i Amerikës – liria dhe pavarësia jonë janë të përjetshme dhe të pakthyeshme,” përfundon ai.

Ky reagim vjen në një periudhë tensioni të shtuar institucional dhe diplomatik për Kosovën, me kritika gjithnjë e më të theksuara ndaj qeverisë aktuale për stagnim në dialog, marrëdhënie të ftohura me SHBA dhe probleme të brendshme të qeverisjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy