Alban Dervishi emërohet Komandant i anijes amerikane USS Pearl Harbor – Ambasada e SHBA e përgëzon për arritjen

by engel

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka përgëzuar Alban Dervishin për emërimin e tij në një nga pozicionet më të rëndësishme në Marinën Ushtarake të SHBA-ve, si Komandant i anijes desant-dok USS Pearl Harbor (LSD 52).

Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua javën e kaluar në bazën detare të San Diegos, Kaliforni, ku Dervishi mori zyrtarisht drejtimin e anijes luftarake, një përgjegjësi e madhe që pasqyron karrierën e tij të suksesshme dhe përkushtimin e lartë ndaj shërbimit ushtarak.

banner

Në një reagim zyrtar, Ambasada e SHBA në Tiranë e cilësoi këtë emërim si një nder të veçantë dhe një dëshmi të aftësive të jashtëzakonshme të Dervishit. “I urojmë suksese të mëtejshme në këtë detyrë të re dhe krenari për çdo shqiptar që përfaqëson me dinjitet vlerat dhe standardet më të larta ndërkombëtare,” thuhet në mesazhin e ambasadës.

Emërimi i tij si komandant i USS Pearl Harbor, një anije luftarake me misione të rëndësishme në mbështetje të operacioneve detare dhe amfibe, përbën një moment historik jo vetëm për karrierën e tij, por edhe për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë.

Kjo arritje shënon një tjetër shembull frymëzues të suksesit të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy