Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, ka festuar ditëlindjen e saj të 31-të me shumë stil dhe vetëpërmbajtje, duke treguar një dozë të fortë vetëpëlqimi.
Në rrjetet sociale, Era ndau me fansat disa momente nga festa, ku spikaste eleganca dhe luks i dukshëm. Në një nga postimet në InstaStory, artistja shfaqet pranë një veture luksoze BMW të zezë, të dekoruar me një fjongo të madhe të kuqe – dhurata që ajo i bëri vetes për ditëlindje.
Makina e re, e cila kap vlerën e rreth 200 mijë eurove, u shfaq me mbishkrimin “From me to me”, duke treguar se kjo surprizë e veçantë ishte blerë nga vetë Era.
Kjo festë luksoze dhe e veçantë tregoi jo vetëm suksesin e këngëtares, por edhe mënyrën se si ajo feston arritjet personale me shumë krenari.
