Ilir Proda: Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, model suksesi në luftën kundër trafikut të armëve

by engel

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda, ka vlerësuar lart bashkëpunimin me Policinë e Kosovës në kuadër të operacioneve të përbashkëta për goditjen e trafikut të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë. Në një deklaratë për media, ai theksoi se ky bashkëpunim po jep rezultate të prekshme dhe po konsiderohet si një model suksesi për sigurinë rajonale.

“Policia e Shtetit është e pranishme, vigjilente dhe e vendosur për të garantuar sigurinë në çdo cep të vendit. Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës ka dëshmuar se vetëm përmes koordinimit konkret mund të arrihen rezultate të qëndrueshme,” u shpreh Proda.

banner

Ai ka veçuar rastin e fundit të goditjes së një grupi që merrej me trafikimin e armëve, ku u sekuestruan 8 armë zjarri të llojit pistoletë dhe u arrestuan dy shtetas nga Kosova. Sipas tij, rasti është një tjetër dëshmi e angazhimit serioz të strukturave të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet kosovare.

“Shpreh falënderimin dhe vlerësimin maksimal për strukturat e Policisë së Kukësit, për patrullën, Shqiponjat dhe hetuesit që treguan profesionalizëm dhe përkushtim të lartë. Çdo armë e ndaluar është një jetë e shpëtuar,” tha Proda.

Drejtori i Policisë theksoi se armët ilegale janë burim krimesh dhe rrezik për rendin publik, prandaj çdo operacion i suksesshëm për ndalimin e tyre është një fitore për shoqërinë dhe sigurinë e qytetarëve.

Ai përmbylli deklaratën duke rikujtuar se Policia e Shtetit është e vendosur të vazhdojë goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të gjithë rrjeteve kriminale që veprojnë në territorin shqiptar apo përtej kufirit.

“Çdo rrjet i çmontuar është një krim i parandaluar,” përfundoi Proda.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy