Mosad mohon vdekjen e Khameneit, Ushtria Izraelite godet krerët e Hezbollahut në Liban

by engel

Shërbimi sekret izraelit, Mosad, ka reaguar zyrtarisht ndaj thashethemeve të fundit që aludonin për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Në një deklaratë publike, agjencia izraelite ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta.

“E përsërisim: është gjallë,” thuhet në reagimin e Mosadit, që vjen në një kohë kur rrjetet sociale dhe disa media rajonale kishin ngritur pikëpyetje mbi gjendjen shëndetësore të liderit iranian, i cili nuk është shfaqur në publik ditët e fundit.

banner

Paralelisht me këtë zhvillim, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar për një operacion të suksesshëm kundër Hezbollahut në territorin libanez. Sipas ushtrisë izraelite, gjatë një aksioni të posaçëm, është “neutralizuar” kreu i forcave Radwan – një njësi elitare sulmuese e organizatës shiite.

Burime zyrtare konfirmojnë se komandanti i njësisë Radwan u eliminua ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij, në jug të Libanit. Ky është një tjetër episod që tensionon edhe më tej situatën në kufirin Izrael-Liban, në një kohë kur përplasjet mes IDF dhe Hezbollahut janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy