Reagimi i Listës Serbe pas gurthemelit të urave mbi Ibër: “Simbol përçarjeje, jo bashkimi”

by informim peje

Pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, ka reaguar kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, i cili e ka cilësuar këtë veprim si provokim të hapur nga autoritetet e Prishtinës.

Sipas Elek, ndërtimi i urave nuk do të shërbejë si simbol i bashkimit dhe bashkëjetesës, por përkundrazi, si një shenjë ndarjeje dhe përçarjeje ndërmjet komuniteteve. “Ura nuk do të jetë simbol i bashkimit, por i përçarjes dhe ndarjes”, deklaroi ai për median lokale Kossev.

banner

Lista Serbe ka paralajmëruar nisjen e një peticioni kundër këtij projekti, i cili do të mund të nënshkruhet nga qytetarët që nga dita e hënë, përpara selisë së partisë në veri të Mitrovicës.

“Ne e kemi nisur një peticion dhe qytetarët tanë do të kenë mundësi ta nënshkruajnë para selisë sonë. Ky është reagimi ynë institucional ndaj një vendimi për të cilin as nuk u konsultuam dhe as nuk u njoftuam”, tha Elek.

Ai gjithashtu bëri të ditur se përfaqësues të Listës Serbe kanë zhvilluar bisedime intensive me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, nga të cilët pret një reagim më serioz ndaj kësaj çështjeje. “Në fund të fundit, detyra e bashkësisë ndërkombëtare është të garantojë paqe për të gjithë qytetarët, dhe shpresoj që këtë herë do ta përmbushin këtë përgjegjësi”, theksoi ai.

Elek përmendi gjithashtu rëndësinë simbolike që ka për komunitetin serb ura ekzistuese mbi Ibër, duke e quajtur atë “simbol të vuajtjeve dhe rezistencës së serbëve të veriut të Kosovës”. Ai shprehu shqetësimin se ndërtimi i një ure të re pa konsultim me komunitetin serb është një hap që minon përpjekjet për bashkëjetesë dhe dëmton marrëdhëniet ndëretnike në rajon.

Ndërkohë, autoritetet në Prishtinë e kanë cilësuar projektin si një hap drejt zhvillimit infrastrukturor dhe përmirësimit të lidhjes ndërmjet komuniteteve në të dy anët e lumit Ibër. Megjithatë, reagimi i Listës Serbe paralajmëron tensione të reja në një rajon që mbetet i ndjeshëm ndaj çështjeve ndëretnike dhe politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy