Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon sot për herë të 42-të

by engel

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00 për të vazhduar seancën konstituive, tashmë për herë të 42-të, në përpjekje për ta formuar strukturën e re parlamentare pas zgjedhjeve të fundit.

Seanca e fundit, e mbajtur dy ditë më parë, dështoi sërish të prodhojë rezultat, pasi nuk u arrit të formohet komisioni për votim të fshehtë – një hap kyç për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit. Në atë seancë, 54 deputetë morën pjesë në votim, pa asnjë votë kundër, por numri nuk mjaftoi për të kaluar fazën procedurale.

banner

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se seanca do të vazhdojë më 5 korrik në të njëjtën orë, duke shpresuar në një marrëveshje ndërmjet grupeve parlamentare për të tejkaluar ngërçin institucional.

Përplasjet politike dhe mungesa e konsensusit mes partive të mëdha po e zvarrisin formimin e Kuvendit, duke ndikuar negativisht në funksionimin e institucioneve dhe në proceset e rëndësishme vendimmarrëse.

Qytetarët, shoqëria civile dhe faktori ndërkombëtar kanë shprehur shqetësimin për zvarritjen e këtij procesi, duke e konsideruar si një krizë të thellë të përfaqësimit dhe të demokracisë parlamentare në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy