Stuhitë dhe përmbytjet përfshijnë rajonin e Lombardisë, Itali: devijohen fluturimet dhe evakuohen familjet

by informim peje

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë goditur që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të mëdha në qytetet e Milanos dhe Komos.

Si pasojë e kushteve ekstreme atmosferike, 13 fluturime janë devijuar dhe janë ridrejtuar drejt aeroportit Orio al Serio në Bergamo, për të shmangur rreziqet në aeroportin kryesor të Milanos.

banner

Autoritetet kanë lëshuar një alarm portokalli për stuhi të forta, ndërkohë që liqeni i Komos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonat përreth dhe duke rrezikuar infrastrukturën lokale.

Gjendja paraqitet kritike edhe në pellgun e lumit Seveso, i cili është aktivizuar për të menaxhuar prurjet e shumta të ujit dhe për të minimizuar dëmet.

Në qytetin Lentate, dy familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të përmbytjeve të mëtejshme. Autoritetet lokale vijojnë të monitorojnë situatën nga afër dhe kanë këshilluar qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e ardhshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy