Vushtrria shton orarin e shërbimeve për bashkatdhetarët – do të punojë edhe të shtunave deri në fund të gushtit

by engel

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka ndërmarrë një hap konkret në përkrahje të bashkatdhetarëve që po kthehen për pushime verore në Kosovë. Me një vendim të posaçëm, ai ka urdhëruar që Drejtoria për Administratë të Përgjithshme të jetë në shërbim edhe gjatë ditëve të shtuna, nga data 5 korrik deri më 31 gusht 2025, në orar prej 09:00 deri në 14:00.

Ky vendim synon të lehtësojë procedurat administrative për bashkatdhetarët, duke i përshtatur oraret e punës me kohën e tyre të kufizuar në vendlindje.

banner

“Në kuadër të përkujdesjes ndaj jush dhe për t’ju ofruar shërbime sa më të lehta gjatë qëndrimit në Kosovë, ju njoftojmë se Drejtoria për Administratë të Përgjithshme do të ofrojë shërbime edhe të shtunave,” thuhet në njoftimin zyrtar të komunës.

Përveç kësaj mase, komuna ka bërë të ditur se edhe gjatë ditëve të zakonshme të punës, zyrat do të jenë të hapura edhe gjatë orarit të pauzës ditore, për të shmangur çdo vonesë apo pengesë në kryerjen e shërbimeve.

Ky hap është duke u mirëpritur nga shumë qytetarë dhe bashkatdhetarë, si një shenjë e vullnetit për të përmirësuar qasjen në shërbimet publike dhe për të forcuar lidhjen me diasporën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy