Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në ujërat e liqenit të Pogradecit

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në qytetin e Pogradecit, ku një shtetas i moshuar është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia kufitare, trupi i pajetë është pikasur në liqen dhe më pas është nxjerrë në breg nga shërbimet policore. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa autoritetet janë duke punuar për identifikimin e tij dhe përcaktimin e rrethanave të ngjarjes

banner

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të saj. Deri në këto momente, nuk përjashtohet asnjë pistë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy