Kërcënimi me bombë në Kuvend me numër serb, Kurti: Luftë aktive hibride nga Serbia

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka përgëzuar institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional pas zbulimit të kërcënimit me bombë në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Kurti u shpreh se konfirmimi se kërcënimi ka origjinën në Serbi, dëshmon përpjekjet për të zhvilluar “luftën aktive hibride” kundër Kosovës.

banner

“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se kërcënimi është bërë nga një numër telefoni i regjistruar në Serbi, konkretisht nga kompania telefonike MTS, dhe përdoruesi i tij është identifikuar si Lazar Zhivkoviq, shtetas serb

Hetimet e para kanë zbuluar se në disa profile të lidhura me këtë numër është përdorur fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, duke e lidhur rastin me qarqe ekstremiste dhe anti-Kosovë.

Ndryshe, edhe Policia e Kosovës dje pas alarmit për mjet shpërthyes në objektin e Kuvendit të Kosovës bëri të ditur se kërcënimi ishte bërë përmes një thirrjeje telefonike që ka ardhur nga një numër me origjinë të dyshuar nga Serbia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy