Musk shpallë krijimin e formacionit politik `Partia amerikane`

by Nexhat

Miliarderi Elon Musk ka shpallur krijimin e një partie të re politike në SHBA, të quajtur `America Party`, duke e cilësuar atë si një alternativë ndaj sistemit aktual politik, që sipas tij është i kapur nga korrupsioni. Njoftimi u bë përmes një postimi në rrjetin social “X“, në pronësi të vetë Musk.

“Donit një parti të re politike, do ta keni! Nëse vendi po shkon drejt falimentimit përmes korrupsionit dhe shpërdorimit, jetojmë në një sistem njëpartiak, jo në demokraci. Sot, lindi America Party, për t’ju kthyer lirinë”, ka shkruar Musk.

banner

Kjo lëvizje vjen në një moment tensionesh të hapura mes Musk dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë, Musk zhvilloi një sondazh në “X”, duke pyetur amerikanët nëse dëshironin një parti të re politike. 65% e pjesëmarrësve votuan “po”, ndërsa 35% u shprehën kundër.

Së fundmi, dy figurat janë përplasur publikisht, pasi Trump e akuzoi Musk për “lojëra politike” dhe për mungesë besnikërie, ndërsa Musk është distancuar nga qëndrimet ekstreme të Presidentit, duke lënë të kuptohet se SHBA-të kanë nevojë për një qasje të re, përtej polarizimit të Trump dhe Biden

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy