Havolli ia përmend Muratit projektet e Komunës së Prishtinës të cilat po i bllokon Ministria e Financave

by Nexhat

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi ky i fundit ishte i ashpër ndaj kryetarit të kryeqytetit Përparim Rama që akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit të komunës.

Havolli ia ka përmendur disa projeke ministrit Murati përfshirë edhe unazën e jashtme.

banner

“Në vend se të merret me akuza të pavërteta dhe të hedhë hi syve të qytetarëve, pas bllokimit të buxhetit, do të ishte më e ndershme që Ministri i Financave në detyrë të përgjigjej:  Pse po e mban të bllokuar projektin e unazës së jashtme të Prishtinës?”.

“29 kilometra unazë të jashtme/autostrade rreth Prishtines i bllokon ministri në detyrë. Afër 300 milionë euro të unazës/autostradës investime në Prishtinë i bllokon ministri në detyrë.  Sepse të gjithë ministrat e kanë vetëm një detyrë: ta bllokojnë Perparimin e Prishtinës”, ka thënë Havolli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy