Klubi i Premier League shpreh interesim për Edon Zhegrovën

by jonzefaj

Një skuadër tjetër, është futur në garë për shërbimet e Edon Zhegrovës, që përfundimisht do të largohet nga Lille këtë verë.

Bëhet fjalë për ekipin nga Premier League, Evertonin, që po monitoron situatën e sulmuesit të krahut.

banner

Tek Evertoni po e pëlqejnë Zhegrovën, duke pasur parasysh stilin e lojës së tij dhe depërtimet nga krahu.

Ekipi anglez ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare për Zhegrovën, i cili ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Lillen, që po kërkon 25 milionë euro për kartonin e tij.

Interesimi për Zhegrovën në këtë afat kalimtar është tejet i madh dhe ndër ekipet që kanë synuar transferimin e tij, janë Napoli, Atalanta dhe Fenerbahçe.

26-vjeçari i është bashkuar Lillet në stërvitje por do të largohet nga ekipi francez, për të cilin nuk ka luajtur për më shumë se gjashtë muaj shkaku i lëndimit.

Në sezonin e fundit, Zhegrova ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 2 asistime në 21 paraqitje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy