Szczesny nënshkruan me Barcelonën deri në vitin 2027

by Nexhat

Barcelona ka zyrtarizuar sot vazhdimin e kontratës me portierin polak Wojciech Szczesny, i cili do të jetë pjesë e klubit deri në qershor të vitit 2027.

Gardiani me përvojë ka nënshkruar për dy sezone të tjera dhe do të jetë pjesë e konkurrencës së drejtpërdrejtë për vendin e titullarit me Joan Garcia, transferimi më i ri i katalanasve në portë.

banner

Szczesny i ishte bashkuar Barcelonës në mënyrë të papritur për të mbuluar hapësirën e lënë nga lëndimi i Marc-André ter Stegen. “Barçës i duhej një portier dhe zgjodhi Szczesnyn, që u kthye nga pensionimi dhe pranoi sfidën pasi kishte varur dorezat në verën e kaluar. Ai dëshmoi se ende është njëri prej portierëve më të mirë në Evropë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy