“Edhe nëse ishte i dehur, nuk justifikohet dhuna, e aq më pak vrasja”: Flet vëllai i Agon Zejnullahut

by informim peje

Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan, është deklaruar publikisht për rastin që ka tronditur opinionin.

I ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai foli me emocione për vdekjen e vëllait të tij, duke e quajtur ngjarjen të papranueshme dhe të tmerrshme, sidomos në një vend që pretendon të jetë demokratik.

banner

“Se di qysh lejohet në një shtet demokratik me ndodh diçka e tillë. Edhe nëse do ishte nën ndikim të alkoolit, ligji nuk ta lejon dhunën pse është një person i dehur, dhe në fund edhe vrasjen”, tha ai.

Tutje Zejnullahu, shprehu edhe pakënaqësinë për mënyrën se si është trajtuar rasti nga policia.

“Policët, nëse muj me i quajt policë, e kanë thirr mjekën. Dhe mjekja, qysh ka thënë, e cila nuk ka arsye të gënjejjë sepse nuk e njohim fillimisht, kështu që ajo zonja që nuk po më kujtohet emri, e ka marrë një telefonatë për një rrahje diçka. Kur ka shku në vendngjarje ia kanë kumtuar si një rrahje me ndonjë gërvishtje. Kur ka shku në vendin e ngjarjes, e ka gjetur të vdekur, me pranga, në mënyrë të tmerrshme”, rrëfeu ai.

Rasti i vdekjes së Agon Zejnullahut po hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria, ndërsa pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy