Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka njoftuar se në zgjedhjet lokale në kryeqytet do të garojë jashtë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai përmes një videoje bëri të ditur se ka formuar një Iniciativë Qytetare të emërtuar “Lidhja e Prishtinës”,
“Në Lidhjen e Prishtinës jemi bërë bashkë gra dhe burra, profesionistë e aktivistë të komunitetit, që e duam Prishtinën, dhe që ndajmë të njejtin vizion për Prishtinën. Jemi bërë bashkë që t’a ruajmë traditën dhe t’a ndërtojmë të ardhmen. Jemi bërë bashkë që ta bëjmë Prishtinën vend më të mirë për fëmijët tanë. Me listën më të mirë për Kuvendin Komunal do të jemi zëri i qytetarëve aty ku merren vendimet më të rëndësishme në sy të qytetarit e jo prapa dyerve të mbyllura. Dhe këtë nuk do ta bëjmë vetëm. Do ta bëjmë bashkë me Ju, për Ju”, deklaroi ai.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.

