Ministri në dorëheqje, Maqedonci pret në takim Ministrin Federal të Zvicrës, Martin Pfister

by engel

Ministri i Mbrojtjes në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim zyrtar Kancelarin Federal dhe Ministrin e Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit të Zvicrës, z. Martin Pfister.

Gjatë takimit, ministri Maqedonci theksoi lidhjet e ngushta dhe të natyrshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, të ndërtuara mbi themelet e një komuniteti të fuqishëm të diasporës shqiptare që jeton e punon në Zvicër.

banner

“Ekzistojnë lidhje të natyrshme mes Kosovës dhe Zvicrës falë diasporës tonë, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dhe në zhvillimin e vendit. Për këtë arsye, bashkëpunimi bilateral ndërmjet shteteve tona është i pashmangshëm,” u shpreh ministri në dorëheqje, Maqedonci.

Në takim u diskutua thellësisht për rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, me fokus të veçantë në trajnimin dhe edukimin e ushtarakëve, duke e vlerësuar këtë si një hap kyç në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ministri në dorëheqje, Maqedonci informoi homologun zviceran për të arriturat e FSK-së ndër vite, duke theksuar nevojën për integrimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, si garanci për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të dy ministrat u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët dhe për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.

“Faleminderit Zvicrës për mbështetjen dhe besimin. Së bashku po ecim drejt një të ardhme më të sigurt,” përfundoi ministri në dorëheqje, Maqedonci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy