Pas Milanit, edhe Juve në garë për Granit Xhakën

by Nexhat

Pas AC Milan, është Juventusi një tjetër klub i madh italian që e kërkon mesfushorin shqiptar të Bayer Leverkusenit, Granit Xhakën.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Juve po punon intensivisht për të përforcuar mesfushën, dhe emri më i fundit në listën e dëshirave të ‘Zonjës së Vjetër’ është i Granit Xhakës.

banner

Mesfushori i Bayer Leverkusen dhe përfaqësueses së Zvicrës shihet si profili ideal për të balancuar kreativitetin dhe agresivitetin në qendër të fushës, në përputhje me kërkesat e trajnerit Igor Tudor.

Xhaka, që më parë ishte në ‘radarin’ e Milanit, mund të largohet këtë verë nga Bundesliga, pas ardhjes së trajnerit të ri Erik ten Hag.

Leverkusen kërkon 12-15 milionë euro për kartonin e tij – një çmim i arsyeshëm krahasuar me opsione të tjera si Tonali apo Ndidi.

Me përvojë të madhe në kampionatet më të forta të Evropës dhe në arenën ndërkombëtare, 32-vjeçari është i hapur për një aventure të re në Serie A

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy