Presidentja Osmani: Askush nuk është mbi ligjin – kërkohet transparencë për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan

by informim peje

Presidentja Vjosa Osmani, sapo ka bërë një reagim publik për vdekjen tragjike të Agon Zejnullahut në Lipjan.

Teksa ka bërë thirrje për hetim profesional e të pavarur, Osmani thotë se “secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë”.

banner

Ajo shkruan se “askush nuk është mbi ligjin”.

Reagimi i plotë:

Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis.

Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy