Rama “shkund” edhe Fierin: Kërkon shkarkimin e drejtorëve të bashkisë pas mbledhjes me tone të ashpra

by engel

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me tone të forta në ambientet e bashkisë së Fierit, ku sipas burimeve të sigurta, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të të gjithë drejtorëve që varen nga bashkia, si dhe të drejtuesve të institucioneve që, sipas tij, nuk kanë përmbushur detyrimet funksionale dhe nuk kanë treguar rezultate konkrete në punë.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh ku kreu i qeverisë ndërhyn direkt në nivel drejtuesish lokalë. Vetëm disa ditë më parë, Rama zhvilloi një mbledhje të ngjashme në bashkinë e Vlorës, ku gjithashtu kërkoi dorëheqjen masive të drejtorëve për shkak të performancës së dobët.

banner

Sipas burimeve nga brenda mbledhjes në Fier, Rama ka shprehur pakënaqësi për gjendjen e shërbimeve publike, zbatimin e projekteve dhe përkushtimin institucional në këtë bashki, duke theksuar se “nuk ka më tolerime për paaftësinë dhe neglizhencën në administratë”.

“Drejtuesit që nuk prodhojnë rezultate, nuk kanë vend në administratë. Koha e justifikimeve ka mbaruar,” mësohet të ketë thënë Rama gjatë mbledhjes me stafin drejtues të bashkisë së Fierit.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e bashkisë apo ndonjë prej drejtorëve të prekur nga ky urdhër për dorëheqje apo shkarkim, por pritet që gjatë ditëve në vijim të ketë lëvizje konkrete në nivelet drejtuese lokale.

Ky zhvillim vjen në kuadër të një fushate më të gjerë të kryeministrit për “pastrim” dhe reformim të administratës vendore, e cila synon të përmirësojë efikasitetin dhe performancën në shërbim të qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy