Shuhet edhe një figurë e lirisë – ndërron jetë Naim Ymeri, ish-epror i UÇK-së

by informim peje

Ish-ushtari i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Ymeri, ka vdekur sot.

Ai ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, pas luftës shërbeu në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim, si dhe pas pensionimit ishte veprimtar i devotshëm i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, siç ka bërë të ditur Drenica Online.

banner

“Naimi do të kujtohet përherë si ushtar i lirisë, simbol i qëndresës dhe përkushtimit ndaj atdheut, një hero i gjallë që me jetën dhe veprën e tij la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive. Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ymeri, miqve dhe bashkëluftëtarëve. LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË NAIM YMERIT! PUSHOFTË NË PAQE!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy