Temperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes nga helmimet ushqimore

by Nexhat

Instituti Kombëtar i Shëndëtësisë Publike të Kosovës ka alarmuar për rritje të rrezikut të helmimeve ushqimore për shkak të temperaturave të larta.

“Siguria ushqimore u referohet të gjitha rreziqeve të cilat mund t’i shkaktojnë dëme ushqimit dhe përmes tij, shëndetit të popullatës. Në verë ☀️, për shkak të temperaturave të larta 🌡️, rritet rreziku i helmimeve ushqimore. Mikroorganizmat 🦠 shumohen më shpejt dhe ushqimi prishet më lehtë. Prandaj, kujdesi gjatë përgatitjes 👩‍🍳 dhe ruajtjes së ushqimit është shumë i rëndësishëm për të shmangur sëmundjet.”

banner

IKSHPK thotë se kontaminimi i ushqimeve mund të vijë nga:duart e papastërta, ushqimet, uji, kafshët shtëpiake, insektet etj.

Tutje thuhet se ushqimi duhet të gatuhet mirë dhe të konsumohet menjëherë pas përgatitjes.

“Ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt: Në të nxehtë mbi 60°C, në frigorifer nën 5°C. Mishi i ngrirë dhe mishi i shpendëve duhet të shkrihen tërësisht përpara gatimit. Ringroheni mirë ushqimin e ruajtur: Para konsumit, sigurohuni që ushqimi të arrijë përsëri 70°C. Shmangni kontaktin mes ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar: Përdorni thika dhe dërrasa të ndara për secilin. Lani duart shpesh dhe si duhet: Para dhe pas përgatitjes së ushqimit, pas tualetit, pas ndërrimit/pastrimit të foshnjave apo pas kontaktit me kafshë. Mbani pastër kuzhinën dhe enët: Pecetat dhe leckat ndërroni rregullisht dhe ziejini nëse kontaminohen. Mbroni ushqimin nga insektet dhe brejtësit: Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura me kapak. Përdorni ujë të pastër dhe të sigurt: Nëse dyshoni në cilësinë e ujit, vlojeni para përdorimit. Kontrolloni datat e skadimit dhe freskinë: Shmangni produktet me erë apo pamje të pazakontë. Kujdes me ushqimin jashtë shtëpisë: Përdorni frigoriferë dore ose enë termoizoluese në piknik apo udhëtime.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy