Zafa godet sërish Albinin – Ndryshe s’bëhet argati i Serbisë!

by engel

Nëse dikush ka menduar se Zafir Berisha do ta linte politikën, është gabuar rëndë! Zafa, siç e njeh populli, ka hedhur tjera akuza politike ndaj Albin Kurtit, duke e akuzuar se jo vetëm që po i hap rrugë Serbisë, por se është bërë argat zyrtar i saj. Po, sipas Zafir Berishës, Albini “po e kthen Serbinë në Kosovë – për momentin në raftet e marketeve”.

Në një postim që tingëllon si mallë për Kadri Veselin dhe mllef të vjetër ndaj Kurtit, Zafa kombinon shifrat e importit nga Serbia deri te parashikimet e Kadri Veselit kur kishte thënë se Albini punon për rikthimin e Serbisë. Në stilin e tij karakteristik, Zafa na kujton me mall se “rahmet për së gjalli” duhet t’i themi Kadri Veselit që paska pasur “vizionin” për Albini-n, i cili, sipas tij, po e rikthen Serbinë jo me ushtri, por me euro-paleta të plotë keksa e detergjentë.

banner

Zafa është bazuar në raportin e AKB-së për të denoncuar rritjen e importit nga Serbia me 118%. Dhe sipas tij, kjo nuk është ekonomi, është “okupim ekonomik”. Ndërkohë që qytetarët i blejnë këto produkte në mungesë të alternativave më të lira vendore, Zafa e sheh këtë si plan tinëzar për t’i dhënë Serbisë të drejtën e raftit të parë.

Por ndoshta pyetja më ekzistenciale që Zafa na lë pas këtij postimi është:

“A u ngit Albin a jo!?”

Zafir Berisha mbetet zëri kritik në korin opozitar – megjithëse një zë që flet më shumë për të kaluarën se për të ardhmen, dhe më shumë me mllef se me ide.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy