Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut

by engel

Avokatët ndërkombëtarë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Në një deklaratë zyrtare, ata e konsiderojnë këtë vendim si një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut dhe paralajmërojnë hapa të mëtejshëm ligjorë në instancat ndërkombëtare.

Sipas avokatëve, Veliaj vazhdon të mbahet në paraburgim në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, pa një akt-akuzë zyrtare, ndërkohë që ai nuk ka ende akses te këshilltarët e tij ligjorë ndërkombëtarë, çka përbën një tjetër shkelje serioze të së drejtës për mbrojtje.

banner

“Burgosja pa akuzë e Z. Veliaj është miratuar pa një vlerësim të duhur mbi nevojën, proporcionalitetin apo arsyeshmërinë e arrestimit, dhe pa konsideruar masa alternative ndaluese,” thuhet në deklaratë.

Daniel Fetterman, ish-prokuror federal në SHBA dhe partner në firmën ndërkombëtare ligjore Kasowitz LLP, u shpreh se paraburgimi i Veliajt bie ndesh me çdo standard të një procesi të rregullt ligjor. Firma që përfaqëson Veliajn ka publikuar edhe një raport hetimor lidhur me rastin, në të cilin theksohet se arrestimi i tij nuk plotëson kriteret minimale të drejtësisë ndërkombëtare.

Edhe Ben Brandon, partner në firmën Mishcon de Reya, vuri në dukje se paraburgimi i Veliajt përbën shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut:

“ECHR ndalon qartazi arrestimet arbitrare dhe kërkon që çdo masë ndaluese të jetë e nevojshme, proporcionale dhe e justifikuar. Po shqyrtojmë të gjitha hapat e mundshëm ligjorë në nivel ndërkombëtar,” deklaroi Brandon.

Në reagimin e tij, nga ambientet e paraburgimit, kryebashkiaku Veliaj shprehu zhgënjimin për vendimin e Gjykatës së Lartë, duke theksuar se do të vijojë luftën e tij ligjore:

“Sot duhej të isha një hap më pranë familjes sime. Por në vend të kësaj, ndodhem ende në izolim dhe pa mundësi për t’u mbrojtur në mënyrë të drejtë. Do të ndjek çdo rrugë ligjore për t’u rikthyer dhe për t’i shërbyer sërish qytetit tim,” deklaroi ai.

Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen pas një hetimi dyvjeçar të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), lidhur me çështje të dyshuara për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Pavarësisht kësaj, mbrojtja e Veliajt këmbëngul se nuk ekziston asnjë provë konkrete që justifikon masën e arrestit me burg.

Avokatët e tij thonë se do të ndjekin çdo rrugë të mundshme ligjore, përfshirë edhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të kërkuar lirimin dhe rikthimin në detyrë të kryebashkiakut të Tiranës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy