Ganimete Musliu: Donika Gërvalla, Mimoza Kusari e Fitore Pacolli e bullizuan deputetin e ri Paris Guri në Kuvend – qasje e frikshme

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se deputeti i LDK-së, Paris Guri u bullizua sot në Kuvend nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe deputetet Mimoza Kusari e Fitore Pacolli.

Ajo shkroi në Facebook se Guri u tall dhe ofendua vetëm për shkak të emrit dhe moshës së tij.

banner

“Deputetet e Vetëvendosje si Bulizues Kolektiv, shembulli i Sotëm në Kuvend. Sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës u pa qartë se sa larg është gatshme të shkojë Vetëvendosje në bullizim kolektiv. Deputeti i ri, Parisi, në vend që të inkurajohej dhe të mbështetej në hapat e parë të tij në Kuvend, u përball me një fushatë të organizuar talljeje dhe ofendimi, jo për përmbajtjen e fjalës së tij, por për emrin dhe moshën e tij. Ky është një akt i dënueshëm në vetvete, por bëhet edhe më i shëmtuar nga fakti se në ballë të kësaj fushate bullizuese ishin tri gra: Mimoza Kusari, Donika Gërvalla dhe Fitore Pacolli”, shkroi Musliu.

Kjo, sipas deputetes, “jo vetëm që shkel parimet bazë të etikës parlamentare, por dërgon edhe një mesazh të rrezikshëm për rininë e angazhuar në politikë, se në vend të inkurajimit, do të përballen me përbuzje e përqeshje”.

“Qasja e Vetëvendosjes ndaj një deputeti të ri është e frikshme dhe e papranueshme. Nëse një emër ose një moshë e re është arsye për t’u përbuzur në Kuvend, atëherë çfarë mesazhi u jepet të rinjve që duan të kontribuojnë për vendin?”, shkroi Musliu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy