Rihapet kufiri në Han të Elezit për të gjitha automjetet, i mbyllur ende për transportin e mallrave në Terminalin Doganor

by informim peje

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur kufiri në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit, për qarkullim në hyrje-dalje për të gjitha automjetet. Kjo pikë ishte bllokuar shkaku i zjarrit afër tunelit nga ana e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, në Terminalin Doganor ende është i mbyllur qarkullimi për automjetet për bartjen e mallrave.

banner

“Ju informojmë se është hapur kufiri në PKK Hani i Elezit, për qarkullim në hyrje- dalje për të gjitha automjetet, ndërsa në Terminalin Doganor ende është i mbyllur qarkullimi për automjete për bartjen e mallrave. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy