Haradinaj pret në takim Rohden, flasin për ngërçin në Kuvend: Rikonfirmova përkushtimin tim për gjetjen e një zgjidhjeje

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde. Siç njofton vetë i pari i AAK-së, të dy ata kanë diskutuar për zhvillimet në vend, ku theks i veçantë, ka qenë për situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare,

Haradinaj, ka thënë se ai ka ‘’rikonfirmuar’’ përkushtimin e tij dhe të partisë, për të gjetur zgjidhje si rrugëdalje nga bllokada.

banner

I njëjti, është shprehur mirënjohës ndaj Rohdes për angazhimin e këtij të fundit.

‘‘Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrat e Aleancës ambasadorin gjerman në Kosovë, z. Jörn Rohde. Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare. Rikonfirmova përkushtimin tim dhe të Aleancës për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e bllokadës tashmë disa mujore, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

I jam mirënjohës ambasadorit Rohde për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për përkushtimin e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj euroatlantik’’, ka shkruar Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy