Partizani barazon në Estoni – gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Tiranë

by Nexhat

Partizani ka barazuar me rezultat 1-1 si mysafir i Kalju në Talin, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra shqiptare e nisi me vështirësi, duke pësuar gol në minutën e 47-të me anë të Mattias Mannilaan për 1-0.

banner

Por Partizani reagoi shpejt me Xhuliano Skukën, i cili barazoi vetëm katër minuta më vonë pas një asistimi nga Martinez.

Portieri Qirko u tregua i sigurt në disa momente, duke e mbajtur rezultatin e pa ndryshuar.

Takimi përfundoi me një rezultat që lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në “Air Albania”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy