
Shkruan: Prof. Ahmet Asani
▪︎ Në epokën e sotme digjitale, ku gjithçka ndodh “online” dhe rrjetet sociale janë kthyer në burimin kryesor të informacionit, po rritet rreziku nga reklamat me rekomandime të papërgjegjshme, të bëra nga individë joprofesionistë. Këta persona, shpesh pa asnjë njohuri teknike ose përgjegjësi morale, promovojnë produkte dhe shërbime vetëm për klikime, ndjekës apo përfitime materiale të menjëhershme, duke shkaktuar keqinformim dhe dëm real për përdoruesit.
▪︎ Shembull konkret: dikush poston në Facebook një video ku thotë se me aplikacionin 99eSim mund të blesh internet të lirë dhe të mirë për pushime jashtë vendit. Tingëllon bukur – por nuk tregon një detaj shumë të rëndësishëm: 99eSim nuk është i pajtueshëm me të gjithë telefonat mobil, sidomos shumë modele të telefonave Samsung!
▪︎ Frustrimi fillon kur kerkon nga banka për ta ndalur pagesën, përdoruesi i drejtohet bankës, e cila për arsye sigurie bllokon kartelën bankare dhe imagjinoni të jeni në një shtet të huaj, në pushime, dhe të mbeteni pa akses në paratë tuaja deri sa banka juaj ta kuptoj se gabimi eshte te ju qe keni rene viktimë e një reklame të papërgjegjshme te dikujt ne Facebook!
▪︎ Ky është vetëm një nga shumë rastet që ndodhin përditë. Kjo është arsyeja pse rekomandimet joprofesionale mund të jenë të rrezikshme – sepse nuk shoqërohen me informacion të plotë, as me përgjegjësi, por vetëm me qëllim përfitimi personal.
▪︎ Kujdes! Mos u besoni çdo reklame që shfaqet në rrjete sociale vetëm sepse “duket e thjeshtë” ose sepse “dikush tjetër thotë se ka funksionuar”.
Pyesni gjithmonë:
– A është ky person profesionist?
– A e njeh produktin në thellësi?
– A ka përfitim personal nga ky promovim?
▪︎ Mos lejoni që papërgjegjshmëria e dikujt tjetër të bëhet problemi juaj personal. Nëse diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë – zakonisht nuk është! Informohuni, kërkoni burime të sigurta dhe mos e rrezikoni pushimin apo financat tuaja për një klikim më shumë të dikujt tjetër