Policia e Kosovës ka shënuar sot një tjetër moment të rëndësishëm në historinë e saj, me diplomimin e gjeneratës së 62-të të rekrutëve policorë.
Në një ceremoni solemne, pjesëtarët e rinj të këtij institucioni bënë betimin për të shërbyer vendin me ndershmëri, përkushtim dhe profesionalizëm.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, drejtues të lartë të Policisë së Kosovës, si dhe familjarë të zyrtarëve që diplomuan – të gjithë për të përkrahur dhe nderuar gjeneratën e re të shërbyesve të rendit.