Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka lëshuar një njoftim urgjent për konsumatorët që aktualisht furnizohen me energji elektrike në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF).
Sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe rregullave në fuqi, KEK ka marrë përkohësisht përgjegjësinë për furnizim duke filluar nga data 1 qershor 2025 për një periudhë prej 60 ditësh, e cila përfundon më 30 korrik 2025.
Rreziku i ndërprerjes totale pas afatit 30 korrik
KEK njofton se pas skadimit të kësaj periudhe, konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar nga ZRRE rrezikojnë të mbeten pa furnizim me energji elektrike. Institucioni thekson se nuk do të ketë më kompetencë për furnizim pas përfundimit të afatit si FMF.
Çfarë duhet të bëjnë konsumatorët për të shmangur ndërprerjen?
– Të kontaktojnë sa më shpejt një furnizues të licencuar nga ZRRE
– Të nënshkruajnë një marrëveshje komerciale për furnizim afatgjatë
– Të sigurojnë vazhdimësinë e shërbimit pas datës 30.07.2025
Lista e furnizuesve të licencuar është publikuar në faqen zyrtare të ZRRE-së: www.ero-ks.org
Ky paralajmërim vjen si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një kalim të rregullt dhe ligjor nga furnizimi përkohshëm në atë të rregulluar me marrëveshje komerciale.
KEK falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre në këtë periudhë tranzicioni.