Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Durrës të gjithë kryetarët e bashkive të Shqipërisë

by engel

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një takim të rëndësishëm me kryetarët e bashkive nga i gjithë vendi. Mbledhja po mbahet në qytetin bregdetar të Durrësit dhe vjen në kuadër të nismave më të fundit të ndërmarra nga qeveria për administrimin më të mirë të hapësirave publike dhe rritjen e efikasitetit në nivel vendor.

Ky takim zhvillohet në një moment kur Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, ka nisur një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin. Në këtë kontekst, pritet që ai të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë dhe më efikas midis pushtetit qendror dhe atij vendor.

banner

Fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë menaxhimi i problematikave të sezonit veror, përfshirë çështje që lidhen me turizmin, pastrimin, rendin dhe ofrimin e shërbimeve publike në nivel lokal.

Takimi synon të sjellë një koordinim më të mirë mes qeverisë dhe bashkive, për të garantuar një sezon turistik të suksesshëm dhe për të trajtuar sfidat që lidhen me mirëadministrimin lokal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy