LB e pushon aktivitetin: Nuk ia dolëm t’i përmbushim objektivat – lënë edhe një amanet për problemin shqiptaro- serb

by Nexhat

Lëvizja për Bashkim, ka njoftuar se nga sot do të pushojë aktivitetin e saj, duke thënë se nuk ia kanë dalë që t’i përmbushim objektivat të cilat i kishin vendosur kur ishin themeluar. Nga LB është thënë se rrugëtimin e kanë nisur me qëllime të pastra për çlirim, për bashkim, për drejtësi dhe për barazi, shkruan Gazeta Express.

Po ashtu, nga LB janë shprehur përsëri të bindur se zgjidhja e problemit shqiptaro-serb është reciprociteti i plotë në të drejta, deri në ripërcaktimin e kufijve, bazuar në të drejtën e kombeve për vetëvendosje.

banner

Nga ta është thënë se kjo nuk ka qenë thjesht një pikëpamje, por një platformë e ndërtuar me maturi, vizion dhe guxim.

‘‘Fatkeqësisht e shpërfillur, e stigmatizuar, madje e keqinterpretuar nga shumica – por kurrë e lëkundur nga e vërteta që përfaqëson. Prandaj, ajo që na ka veçuar në rrugëtimin tonë nuk ishte numri i votave të mbledhura, por pesha e konceptit politik që përfaqësonim dhe përpjekja për mobilizimin e qytetarëve për të mirën e përgjithshme’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Të dashur qytetarë,

Në udhëtimet e vështira, kur zërat zbehen dhe fuqia pakësohet, qëndron vetëm një busull e vërtetë udhëheqëse: ndërgjegjja.

E nisëm këtë rrugëtim me qëllime të pastra për çlirim, për bashkim, për drejtësi e për barazi. Atëherë kur dhuna e terrori pushtues po na çonte drejt zhbërjes si komb, ne pushtuesit iu përgjigjëm me armë. Dhe suksesi nuk mungoi, megjithëse nuk ishte i plotë për shkak të 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy