Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar mbi 60 aksidente trafiku, ndërsa janë shqiptuar mbi 2,500 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 20 persona, nga të cilët 10 janë dërguar në mbajtje.
Policia ka apeluar për më shumë kujdes në rrugë dhe respektim të ligjit, duke theksuar se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë.
