Miliona euro për OJQ-të: Si dhe kujt ju ndanë afro 5 milionë nga Qeveria në detyrë pa transparencë publike (Lista e plotë ne lajm)

by engel

Në një kohë kur institucionet e Kosovës janë në ngërç dhe vendi është pa Kuvend funksional, Qeveria në detyrë ka ndarë afro 5 milionë euro për 265 organizata joqeveritare – një veprim që ka ngritur pikëpyetje të mëdha për transparencën, përzgjedhjen dhe qëllimet e këtyre fondeve.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Infokus, fondet – në vlerë prej 4 milionë e 734 mijë euro – janë ndarë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), e udhëhequr nga ministri në detyrë Hajrulla Çeku. Fondet janë paraparë të shpërndahen për projekte që do të realizohen në periudhën 2025–2027.

banner

Kush përfitoi më së shumti?

Në krye të listës qëndrojnë tri organizata, të cilat kanë marrë secila mbi 150 mijë euro:

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN, nën drejtimin e Jeta Xharrës, ka siguruar 160 mijë euro për projektin “Reporting House”, me arsyetimin se synon të promovojë “historinë moderne dhe rezistencën”.

Organizata “7 ARTE” nga Mitrovica është përfituesja e dytë më e madhe, me një grant prej 150 mijë eurosh.

Qendra Edukative dhe Këshillimore ABSM ka marrë po ashtu 150 mijë euro, duke u renditur në të njëjtën kategori me përfituesit më të mëdhenj.

Dyshime dhe kritika

Vendimi për ndarjen e këtyre fondeve vjen në një moment kur vendi gjendet në një vakuum institucional dhe pa ndonjë mekanizëm të qartë llogaridhënës. Nuk ka pasur asnjë debat publik, asnjë dëgjim parlamentar dhe as konsultime me shoqërinë civile për këtë shpërndarje të madhe fondesh.

Shumat e mëdha të ndara për një numër të caktuar organizatash kanë nxitur dyshime për favorizime politike dhe mediatike, veçanërisht në prag të një cikli të mundshëm zgjedhor.

Disa analistë vlerësojnë se veprime të tilla e dëmtojnë besimin në proceset demokratike dhe në përdorimin e buxhetit publik. Sipas tyre, mungesa e transparencës dhe përzgjedhja pa standarde të qarta i japin hapësirë keqpërdorimit dhe ndikimit politik mbi sektorin e OJQ-ve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy