Një fenomen i pazakontë meteorologjik ka kapur vëmendjen dhe shqetësimin e banorëve të qytetit Bowie, në shtetin e Merilend, SHBA. Një re me formë dhe ngjyrë të jashtëzakonshme është shfaqur në qiell, duke lëvizur me shpejtësi mbi horizont dhe duke krijuar panik mes komunitetit lokal.
Reja, e cila dallohej për një ngjyrë të errët dhe një formë që nuk përputhej me tiparet e zakonshme të reve, u vërejt nga shumë banorë të zonës gjatë pasdites së së enjtes. Shpejtësia dhe forma e saj u përshkruan si të pazakonta dhe disa e kanë krahasuar me një “re tornadeje” apo një “rrufe me formë spirale”.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) reagoi menjëherë me një paralajmërim urgjent për qytetin Bowie dhe zonat përreth. Në deklaratën e tyre, meteorologët konfirmuan se bëhet fjalë për një formacion të rrallë të reve, i cili mund të shoqërohet me reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe mundësi për furtunë lokale.
Ata paralajmëruan banorët të jenë vigjilentë dhe të marrin masat e nevojshme të sigurisë, duke qëndruar larg dritareve dhe duke përgatitur një plan emergjent në rast përkeqësimi të motit.
Sipas ekspertëve meteorologjikë, fenomeni i vëzhguar në Bowie është një variant i rrallë i “reave cumulonimbus”, që formohen nën kushte specifike atmosferike dhe të cilat mund të shkaktojnë ndryshime të papritura në mot, përfshirë erëra të forta, breshër dhe shkarkesa elektrike.
Banorët e qytetit u shprehën me habi dhe frikë për pamjen e re, duke ndarë pamje dhe video në rrjetet sociale. Disa prej tyre raportuan zhurma të forta dhe një rënie të papritur të temperaturës gjatë kalimit të kësaj reje.
Në vijim, autoritetet lokale dhe Shërbimi Kombëtar i Motit do të vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa këshillojnë banorët të qëndrojnë të informuar për paralajmërimet e reja dhe të respektojnë masat e sigurisë.