PRIZREN/ Zjarr në objektin e Administratës Komunale, falënderohen zjarrfikësit dhe Policia për reagimin e shpejtë

by Nexhat

Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e Administratës Komunale, i cili është kapluar nga zjarri.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Emergjencave dhe Sigurisë, reagimi ka qenë i shpejtë, profesional dhe efikas, duke mundësuar që zjarri të vihet nën kontroll dhe të parandalohet përhapja e tij në hapësira të tjera të objektit.

banner

“Ky reagim i koordinuar dëshmon përgatitjen dhe përkushtimin e institucioneve tona të sigurisë në mbrojtjen e jetës dhe pronës publike,” thuhet në reagimin e komunës.

Nuk është bërë e ditur shkaku i zjarrit dhe as nëse ka pasur të lënduar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy