PSG ka dridhur themelet e Bernabeut, Alonso ka vendosur t’i largojë tre yje nga Real Madridi

by Nexhat

Real Madridi u mposht bindshëm 4-0 nga Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube – një disfatë që mund të shënojë fundin e një epoke në “Santiago Bernabeu”.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Luka Modric me fanellën e bardhë, por sipas Fichajes, edhe tre lojtarë të tjerë janë në prag të largimit.

banner

Modric do t’i bashkohet Milanit, ndërsa Rodrygo, Dani Ceballos dhe Brahim Diaz nuk janë më në planet e trajnerit Xabi Alonso

Klubi synon t’i shesë ata gjatë këtij afati kalimtar për të përfituar financiarisht dhe për të vazhduar me rinovimin e skuadrës.

Rodrygo, dikur një nga shpresat më të mëdha të repartit ofensiv, luajti vetëm 93 minuta në gjithë Kupën e Botës për Klube, duke u aktivizuar në tri nga gjashtë ndeshje.

Brahim Diaz, ndonëse ka shfaqur energji dhe cilësi në të kaluarën, u la në stol në ndeshjet kyçe. Edhe Dani Ceballos pati pak hapësirë, me vetëm 70 minuta në katër ndeshje.

Burime pranë klubit theksojnë se këta lojtarë nuk janë më pjesë e planeve të së ardhmes dhe se “kapitulli i tyre në Madrid është mbyllur”.

Procesi i ndryshimeve ka nisur dhe Real Madridi po përgatit terrenin për një epokë të re, nën drejtimin e Xabi Alonsos dhe me një vizion të freskët për të ardhmen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy