Seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve më 14 korrik

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar datën për seancën e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në rastin e rëndë të vrasjes së Liridona Ademajt.

Seanca pritet të mbahet më 14 korrik 2025, në ora 09:00.

banner

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Të pandehurit po përballen me akuza të rënda për vrasjen që tronditi opinionin publik në fund të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, Naim Murseli dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, ndërsa Plava dhe Kokalla akuzohen si bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprës penale.

Ndërkohë sot në bazë të  raportit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, rezultoi se Naim Murseli nuk vuan nga asnjë çrregullim apo sëmundje mendore dhe është i aftë të përballet me procesin gjyqësor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy