Shkarkohen tre komandantë stacionesh policore në Kosovë – lidhet me zhvillimet e fundit në vend

by engel

Tre komandantë stacionesh të Policisë së Kosovës janë shkarkuar nga detyra, mëson “Betimi për Drejtësi”. Bëhet fjalë për komandantin e Policisë në Pejë, Idriz Atashi; komandantin në Suharekë, Afrim Sylaj; dhe komandantin në Klinë, Ragip Bytyqi.

Vendimet janë dorëzuar sot dhe pritet që komandantët e rinj të emërohen në ditët në vijim. Deri tani, nuk ka informacione zyrtare mbi emrat e zëvendësuesve.

banner

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar komandantët e shkarkuar, por ata nuk kanë qenë të qasshëm për koment. Po ashtu, nuk ka pasur përgjigje nga ministri në detyrë i MPB-së, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pavarësisht përpjekjeve për t’i kontaktuar.

Burime të afërta thonë se shkarkimet lidhen me zhvillimet e fundit në komunat përkatëse, por detaje konkrete nuk janë bërë publike ende.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy