Policia e Republikës së Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se sot, më 11 korrik 2025, do të mbahet Ceremonia solemne e diplomimit të gjeneratës së 62-të të zyrtarëve të rinj policorë.
Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të kapaciteteve profesionale të Policisë së Kosovës, duke pasqyruar përkushtimin e vazhdueshëm ndaj ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.
Në vazhdim gjeni të dhënat dhe detajet e ceremonisë.
Sot, më 11 korrik 2025, në sallën e sportit të “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, do të mbahet Ceremonia solemne e diplomimit të gjeneratës së 62-të të Policisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë dhe institucionet e vendit, pritet të marrin pjesë:
🔹 Përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare
🔹 Eprorë të lartë të Policisë së Kosovës
🔹 Familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë
🗓 Data: 11 korrik 2025
⏰ Koha: 10:00
📍 Vendi: Salla e sportit e “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve”, Prishtinë
Ftohen të gjitha mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë ceremoni madhështore që shënon një hap të rëndësishëm për forcat e rendit në vend.