Në skenën e madhe të futbollit botëror po shkëlqen një djalosh i jashtëzakonshëm: Lamine Yamal, 17 vjeç, që ka fituar pesë tituj të mëdhenj me Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës, pa mbushur ende moshën madhore.
Pavarësisht moshës, Yamal ka marrë rolin e liderit në skuadrën katalanase. Me një pjekuri që sfidon çdo statistikë, ai është tashmë zëri që udhëheq skuadrën dhe merr vendimet në fushë.
Në një intervistë të fundit, krahasimet me Lionel Messin nuk munguan. Por Yamal e bëri të qartë që ndërsa ndjen një respekt të jashtëzakonshëm për ikonën argjentinase, ambiciet e tij janë të pavarura.
“Lionel Messi është me të vërtetë lojtari më i madh në histori për mua,” tha Yamal.
“Shpresoj të kem një karrierë aq të suksesshme sa e tija, por e vetmja gjë për të cilën mendoj është të luaj në mënyrën time. Ajo që dua është që njerëzit ta kujtojnë emrin Lamine Yamal.”
Deklarata e tij për Messin nuk është vetëm një nderim për Lionel Messi, por edhe një sinjal i fortë për të ardhmen e tij personale. Yamal është i vendosur që të ndërtojë një trashëgimi të vetën — një histori që nuk fillon me krahasime, por me vendosmërinë për të qenë unik!