“Faleminderit për 14 vite besim” – me këto fjalë mbyllet Al Jazeera Balkans

by informim peje

Stacioni televiziv Al Jazeera Balkans ndërpreu aktivitetin sot. Programi përfundoi me transmetimin e lajmeve saktësisht në mesditë.

Ky projekt ishte pjesë e grupit mediatik nga Katari, i cili ka operuar në Ballkan, me seli në Sarajevë që nga viti 2011.

banner

“Të dashur shikues, këto ishin lajmet e fundit në Al Jazeera Balkans. Faleminderit për gati 14 vjet besim. Ne, i gjithë ekipi i Al Jazeera Balkans, jemi krenarë për secilën prej 4,970 ditëve që kaluam duke ju shërbyer”, tha prezantuesja Dalija Hasanbegoviq.

“Ne gjithmonë jemi përpjekur të jemi zëri i atyre zërat e të cilëve nuk dëgjohen, një ishull i së vërtetës, një kulturë dialogu dhe gazetarie etike. Nuk do të kishim mundur të bënim asgjë nga këto pa besimin dhe mbështetjen tuaj. Faleminderit që jeni me ne. Po largohemi nga studioja jonë qendrore në Sarajevë”, përfundoi ajo në një largim emocional.

Arsyet e mbylljes nuk janë njoftuar ende zyrtarisht, por raportohet të jenë financiare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy